RTSH Sport Live

Gladbach trondit Bayern-in, fitore me përmbysje

  • 08/01/2021
  • |
  • Gjermani
Gladbach trondit Bayern-in, fitore me përmbysje
Bundesliga, Borussia Park – Borussia Monchengladbach 3 (Hofmann 35’, 45’, Neuhaus 49’) Bayern Munich 2 (Lewandowski P 20’, Goretzka 26’)

Bayern Munich u rrëzua nga një avantazh 2-0, pasi Borussia Monchengladbach prodhoi një rikthim mahnitës për të shkaktuar një humbje të dytë të sezonit te liderët e Bundesligës.

Një dopietë e pjesës së parë nga Jonas Hofmann solli barazpeshën për Gladbach, ndërkohë që një penallti e Robert Leëandoëski dhe një gol i Leon Goretzka i kishin dhënë Bayern një epërsi të hershme.

Florian Neuhaus shënoi atë që rezultoi goli i fitores menjëherë pas pjesës së parë. Bayern bëri presion të fortë për një barazim, por Gladbach arriti të ruajë fitoren, që e mban në kontakt me pjesët e sipërme të ligës.

Humbja e lë Bayernin vetëm dy pikë larg në krye të tabelës me sfiduesit më të afërt Leipzig që i është dhënë një shans për të shkuar në krye kur ata përballen me Dortmund të shtunën në mbrëmje. Monchengladbach mbetet i shtati, por është një pikë larg zonës që të dërgon në Champions.