RTSH Sport Live

Goditje e rëndë për Bayern, Mainz fiton 3-1!

  • 22/04/2023
  • |
  • Gjermani
Goditje e rëndë për Bayern, Mainz fiton 3-1!
Të freskët nga eliminimi në Champions League, bavarezët e Tuchel u rrëzuan edhe në Bundesligë

Momenti i vështirë i Bayern vazhdon. Të freskët nga eliminimi në çerekfinale të Champions League kundër Manchester City-t, bavarezët e Tuchelit rrëzohen në fushën e Mainz në javën e 29-të të Bundesligës. Kampionët gjermanë kaluan në epërsi në gjysmë ore të pjesës së parë me Mané, por vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë: në minutën e 65-të Ajorque barazoi, në minutën e 73-të Barreiro bëri 2-1 dhe në të 79-ën minutë Martin mbyll ndeshjet në 3-1. Një disfatë e rëndë për Bayernin, ende me 59 pikë, që vë në rrezik kryesimin e renditjes.

Në ndeshjet e tjera të javës së 29-të të Bundesligës, bie në sy humbja në shtëpi(2-4) e Hertha Berlin-it, gjithnjë e më poshtë në renditje, ndaj Werder Bremenit të tërhequr nga tripleta e Ducksch. Goditje e jashtme edhe për Wolfsburgun, që fitoi me rezultatin 5-1 ndaj Bochum-it. Tri pikë edhe për Këlnin:, mundi Hoffenheim 3-1 në shtëpi.