RTSH Sport Live

Gol i Japonisë? Asnjë skandal, ja pse VAR ka të drejtë

  • 02/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Gol i Japonisë? Asnjë skandal, ja pse VAR ka të drejtë
Goli që vendosi ndeshjen kundër Spanjës është i rregullt dhe i certifikuar: teknologjia ka hequr dyshimet e shumta

Goli I dytë i Japonisë që dënoi Spanjën me humbje dhe akoma më shumë Gjermaninë me eliminim, vazhdon të shkaktojë diskutime. Në përshtypjen e parë, topi i krosuar nga japonezi Mitoma për finalizimin e Tanaka duket se është jashtë kufijve. Dhe disa foto të bëra nga fotografët në stadium shkaktuan dyshime se goli vendimtar ishte i paligjshëm. Por imazhet e krijuara nga kompjuteri përgënjeshtruan përshtypjet fillestare.

Por pamjet simulative të bëra nga Bein Sports dhe Globo Esporte vërteojnë rregullsinë e golit japonez, duke përforcuar vendimin e arbitrit dhe VAR. Në fakt, rregullorja thotë se topi duhet të largohet plotësisht nga fusha e lojës, ndërsa projeksioni i topit, në rastin konkret  prek vijën, ndonëse me disa milimetra. Prandaj goli është i rregullt: Japonia mund të festojë një fitore legjitime.