RTSH Sport Live

Golden State “anullon” edhe Doncic

  • 21/05/2022
  • |
  • Basketboll
Golden State “anullon” edhe Doncic
Kalifornianët fitojnë finalen e dytë, pavarësisht formës spektakolare të sllovenit

Golden State Warriors shkelin me këmbë edhe në ndeshjen e dytë të finales së perëndimit Dallas Mavericks duke e çuar në 2-0 avantazhin ndaj teksanëve. Në finalen e luajtur sërish në San Francisco, skuadra e Steve Kerr vuajti më shumë krahasuar me duelin e patë por në fund e mbylli ndeshjen me shifrat 126-117 me Looney protagonist absolute në parket. Siguria mbetet Stef Curry, vendimtar në periodën e katërt të ndeshjes ku Golden State rikuperuan plot 17 pikë disavantazh për të future në xhep një fitore që e lehtëson shumë punën e kalifornianëve për të arritur në finalen e madhe të sezonit të NBA.

Luftëtarët u dësh të bënin llogaritë me një Luca Doncic në formë të shkelqyer por për fat të keq i pamjaftueshëm për të siguruar një fitore shprese për miqtë. Në këtë mënyrë, Golden State e çon në 8-0 rekordin e këtij sezoni të play offit në shtëpi ku nuk ka regjistruar ende asnjë humbje por Dallas në krahun tjetër ka në anën e tij historinë e freskët të këtij sezoni ku u rikthye në lojë madje fitoi ndaj Utah dhe Phoenix, pavarësisht faktit se u nis me disavantazh.

Në përfudnim të ndeshjes, trajneri Kerr lavdëroi Kevon Looney duke theksuar se pa të do të ishte shumë e vështirë që Golden State të arrinte këtë rezultat ndërsa në krahun tjetër, slloveni i Mavericks, theksoi shumë shkurt: Duhetv të mendojmë për ndeshjen e tretë.