RTSH Sport Live

Golden State e Philadelphia fitojnë të parat

  • 17/04/2022
  • |
  • Basketboll
Golden State e Philadelphia fitojnë të parat
Poole dhe Maxey janë protagonistët e natës së parë të play-off-it përkatësisht ndaj Denverit dhe Torontos. Fitojnë edhe Minnesota e Utah

Nata e parë në playoff-in e NBA-së sheh një Steph Curry gjysmë të përdorur, i cili më pas lë vend për 30 pikët e Jordan Poole: Golden State fshin Denverin në ndeshjen e parë. Bën akoma më mirë për  Philadelphia, Tyrese Maxey, i cili në startin e parë pas sezonit realizon 38 pikë kundër Torontos, i shqetësuar për një dëmtim të Scottie Barnes. Bien në sy dhe sukseset e arritura nga  Minnesota dhe Utah, përkatësisht përballë Memphis dhe Dallas.

RZULTATET

PHILADELPHIA 76ERS-TORONTO RAPTORS 131-111

GOLDEN STATE WARRIORS-DENVER NUGGETS 123-107

DALLAS MAVERICKS-UTAH JAZZ 93-99

MEMPHIS GRIZZLIES-MINNESOTA TIMBERWOLVES 117-130