RTSH Sport Live

Goli i Suarez dhe pritja e Oblak: Atletico, +6 ndaj Realit

  • 21/03/2021
  • |
  • Spanjë
Goli i Suarez dhe pritja e Oblak: Atletico, +6 ndaj Realit
Colchoneros vuajnë, por në fund marrin një fitore 1-0 përballë Alaves, Oblak priti një penallti në fund

Atlético Madrid djersit, por triumfon në Ëanda Metropolitano dhe bën një hap tjetër larg ndjekësve të tyre. Ndeshja hapet menjëherë me një karton të verdhë, sepse pak para çerek ore lojë Mendez duket se prek topin me dorën brenda zonës, por gjyqtari nuk akordon penalltinë edhe pasi kontrollon monitorin.

Miqtë përpiqen të befasojnë kryesuesit me një gjuajtje nga Joselu, por shansi më i mirë i pjesës së parë është puna e Suarezit të zakonshëm, i cili prek shtyllën pas një loje jashtëzakonisht të cilësisë së lartë në hyrje të zonës. Qëndrimi i Colchoneros nuk duket i mjaftueshëm dhe në pjesën e dytë muzika ndryshon, me një krosim të bukur nga Trippier dhe Suarez tregohet i pagabueshëm, 1-0.

 Atlético përpiqet të mbyllë ndeshjen me Llorente, por gjen përpara një super Pacheco, që devijon në traversë. Por më pas, 4' nga fundi, Var i sinjalizon gjyqtarit një bërryl të Savic dhe nuk vonon të tregojë pikën e bardhë.  

Oblak tregohet i pakalueshëm përballë Joselu, duke ruajtur avantazhin 1-0, që do të zgjasë deri në fund, duke I dhënë skuadrës së tij tri pikët e radhës.