RTSH Sport Live

Granit Xhaka futbollist i vitit në Zvicër: Para tri vitesh preka fundin, tani jam në majë

  • 24/01/2023
  • |
  • Kosova
Granit Xhaka futbollist i vitit në Zvicër: Para tri vitesh preka fundin, tani jam në majë

Granit Xhaka është zgjedhur mbrëmë futbollisti i vitit në Zvicër. Mesfushori shqiptar kurorëzoi kështu një vit fantastik në ceremoninë “Nata e Futbollit të Zvicrës”, e cila u mbajt në Casino Bern.

30-vjeçari u shpërblye kështu nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe nga Liga Zvicerane e futbollit për kontributin e dhënë gjatë 2022 në përfaqësuese. Ai mori këtë çmim prestigjoz individual duke kaluar në renditje personalitete si Yann Sommer dhe Manuel Akanji.

Futbollisti i Arsenalit u shpreh i lumtur që u zgjodh më i miri i vitit. Në vitin që shkoi, ai shkëlqeu me Arsenalin dhe me Kombëtaren e Zvicrës në Botërorin e Katarit. “Jam krenar për këtë çmim. Ju falënderoj të gjithëve. E falënderoj trajnerin, familjen dhe të gjithë ata që besuan tek unë. Tri vite më parë preka fundin në Londër dhe tani jam kthyer në lider si në skuadër si me skuadrën ku po kryesojmë kampionatin. Çmimi do të thotë shumë për mua”, ka thënë kapiteni i përfaqësueses helvete.