Çelsi arriti finalen e tretë në historinë e Ligës së Kampionëve dhe gjithmonë nën pronësinë e Abramovich. Që nga ardhja e manjatit rus në 2003, blutë janë bërë një superfuqi europiane. Megjithatë, për të arritur në fund të garës, atij iu desh të kalonte momente të vështira gjatë sezonit, deri në pikën që duhet të ndërhynte gjithmonë me ndryshimin në stol: në sezonin 2007/08 José Mourinho papritur i dha fund parantezës së tij të parë në krye të ekipit pavarësisht dy kampionateve të fituara. Ai u zwvendwsua nga izraeliti, Avraham Grant, i cili e dwrgoi skuadrën në njëmbëdhjetë metra nga suksesi kontinental, duke humbur me penallti me Manchester United në Moskë.
Katër vjet më vonë Abramovich përpiqet përsëri duke punësuar të riun André Villas-Boas, të quajtur Special Two, një lloj investimi si dhe një krahasim me Mourinho: gjërat shkojnw keq, trajneri nuk mund të menaxhojë dhomën e zhveshjes dhe ekipin në raundin e 16 humbet ndaj Napolit.
Në kthim në "Stamford Bridge" është një tjetër trajner, Roberto Di Matteo. E përmbys sfidën (nga nokauti 3-1 në San Paolo në 4-1 në Londër) dhe vazhdon deri në finale, madje edhe duke e fituar atë kundër super të preferuarit Bayern, për më tepër në shtëpinë e tij. Edhe këtu vendos llotaria njëmbëdhjetë metra.
Dhe kemi ardhur në këtë vit, me përjashtimin e Frank Lampard disa ditë para fundit të merkatos së Janarit, me Thomas Tuchel, i freskët nga përjashtimi nga Paris Saint-Germain, për të marrë frenat. Dhe kjo e çoi ekipin në finale në Stamboll, për të luajtur kundër Manchester City.