RTSH Sport Live

Griezman largohet nga Barça, rikthehet tek Atletiko

  • 31/08/2021
  • |
  • Spanjë
Griezman largohet nga Barça, rikthehet tek Atletiko
Sulmuesi francez kthehet në klubin ku shkëlqeu: arrin në formë huazimi, me të drejtën e blerjes në 40 milionë euro

Antoine Griezmann përshëndet Barcelonën dhe kthehet tek Atletico Madrid. Shpërthimi i ditës së fundit të tregut të transferimeve vjen nga Spanja: sulmuesi francez largohet nga Katalonja pas vetëm dy sezoneve dhe kthehet në klubin që e bëri atë të shkëlqejë, ku ai jetoi momentet më të rëndësishme të karrierës së tij midis 2014 dhe 2019.

Klubet kanë arritur marrëveshjen përfundimtare në bazë të një huazimi me të drejtën e blerjes të caktuar në 40 milionë euro. Një rrezik shtesë për Milanin, i cili do të përballet me Djallin e Vogël në dy ndeshjet e grupit të Ligës së Kampionëve.

Në dy vitet me blaugrana Griezou ka grumbulluar 102 paraqitje dhe 35 gola, duke fituar vetëm Copa del Rey sezonin e kaluar. Tani ai është gati të kthehet në fushën e Simeones, me të cilin ngriti Ligën e Europës dhe Super Kupën Uefa në 2018.