RTSH Sport Live

Gruaja e Mesit e pakënaqur, Parisi është ferr

  • 18/01/2022
  • |
  • Gosip
Gruaja e Mesit e pakënaqur, Parisi është ferr
Antonela Roccuzzo është e pakënaqur me lëvizjen në Francë: zbuloni thashethemet e fundit

Lajme të bujshme mbërrijnë nga Spanja për Leo Mesin! Gazeta katalane El Nacional siguron se gruaja e sulmuesit argjentinas po jeton një makth të vërtetë në Francë. Bukuroshja Antonela Roccuzzo është e pakënaqur me jetën e saj të re në Paris, mes motit të keq dhe një gjuhe tjetër të komplikuar për të mësuar.

Familja Messi jeton në një shtëpi të madhe, në një zonë ekskluzive të qytetit, por mesa duket kjo nuk mjafton. Antonela do të donte të kthehej në Katalonjë, ku të gjithë ishin të lumtur. Për këtë zonja Messi dyshohet se po i bën presion bashkëshortit të saj që të bëjë gjithçka që është e mundur për t'u rikthyer në klubin e tij të vjetër.

Sipas The Sun, megjithatë, Messi planifikon të respektojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain, e cila do të skadojë vetëm në vitin 2023.