RTSH Sport Live

Gruaja e Messit: Çfarë po shikon o idiot?

  • 12/12/2022
  • |
  • Gosip
Gruaja e Messit: Çfarë po shikon o idiot?
Antonella Roccuzzo imiton kapitenin e Argjentinës, protagonist i një mosmarrëveshje në TV live me Weghorst

Argjentina është në këmbët e Lionel Messit, i cili po udhëheq 'Selección' në Botërorin e Katarit ku tani do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinale. I ‘Maradonizuar’ në vendosmërinë që po vendos në fushë dhe më në fund lider i ‘Albiceleste’, në fund të çerekfinales së zjarrtë të fituar me penallti ndaj Holandës, numri 10 u bë protagonist i një mosmarrëveshjeje në TV live me Weghorst, autori i dopietës që kishte nxjerrë 'Portokallinjtë’ në sipërfaqe.

Një skenë që shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale, ku fansat u çmendën, por edhe për shkak të imitimit të bashkëshortit të saj nga Antonella Roccuzzo: “Qué mirás bobo, andá para allá” apo “Çfarë po shikon o idiot? Largohu, shko”, thotë zonja Messi në një video në TikTok duke përdorur fjalët e ‘Pleshtit’. Një frazë që tifozët argjentinas shpresojnë të jenë në gjendje ta përsërisin deri në finale në Doha.