RTSH Sport Live

Guardiola arrin fitoren e 19-të radhazi, City shtang M'gladbach

  • 24/02/2021
  • |
  • Futboll Bota
Guardiola arrin fitoren e 19-të radhazi, City shtang M'gladbach
Dy aksione fotokopje shpërblejnë ekipin e Guardiola-s, që fiton 2-0 në një fushë neutrale në Budapest

Në ndeshjen e parë të fazës me eliminim të 16 të Ligës së Kampionëve, Manchester City kaloi pengesën M’gladbach, siç pritej, dhe hipotekoi kualifikimin për çerekfinale. Në Budapest ekipi i Guardiola kaloi në epërsi në minutën e 29-të me një goditje me kokë nga Bernardo Silva dhe dyfishoi në pjesën e dytë me brazilianin Gabriel Jesus. Ndeshja e kthimit është pas tre javësh: gjermanët do të kenë nevojë për një mrekulli.

Ishte kjo fitorja e 19-të radhazi që shënoi i drejtuar nga Pep Guardiola. Seri marramendëse e City vazhdoi falë një performance jo të përsosur, por vdekjeprurëse si zakonisht dhe pa shumë mund. Në Puskas Arena në Budapest parashikimet janë të gjitha për ushtrinë e Guardiola dhe ashtu ndodh.

Bernardo Silva, pa u mbushur gjysmë ore lojë, godet saktësisht me kokë, asistim nga Cancelo, dhe 1-0. Në pjesën e dytë, edhe njëherë Cancelo për Bernardo Silva, i cili kësaj radhe bën spondin për Gabriel Jesus, që siglon 2-0. Një rezultat që për skuadrën gjermane duket I vështirë për tu përmbysur.