RTSH Sport Live

Guardiola dhe Eurovizioni, çfarë polemike me gazetarët!

  • 13/05/2023
  • |
  • Angli
Guardiola dhe Eurovizioni, çfarë polemike me gazetarët!
Trajneri i Manchester City-t kritikon ashpër ndeshjen e munguar ndaj Evertonit

Futbolli është çështje detajesh. Pep Guardiola e di shumë mirë këtë dhe javët e fundit po lufton për titullin e Premier League duke konkuruar pikë për pikë kundër Arsenalit të Artetës. Diferenca mes dy skuadrave është e vogël dhe çdo detaj mund të bëjë diferencën në fund të garës.

Manchester City, për t'u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid, kishte kërkuar që të luajë paraprakisht kundër Evertonit. Por në të njëjtën ditë, të shtunën, u caktua Eurovizioni në Liverpool dhe për arsye të rendit publik kërkesa nga klubi i Guardiolës u refuzua. Manchester City do të luajë të dielën, vetëm tri ditë para ndeshjes së kthimit të Champions League kundër spanjollëve.

“Nuk dua të mendoj për Realin sepse ka kohë – u tha Pep Guardiola gazetarëve – jo shumë për të thënë të vërtetën, sepse ne luajmë të dielën. Nuk e kuptoj, por nuk dua të flas më për këtë. Ne do të duhet të përshtatemi. Megjithatë, ndeshja kundër Evertonit mbetet një prioritet”.