RTSH Sport Live

Guardiola merr kohë: Rinovim? Vendos sezonin e ardhshëm

  • 13/05/2022
  • |
  • Angli
Guardiola merr kohë: Rinovim? Vendos sezonin e ardhshëm
Trajneri katalanas nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij dhe dëshiron të presë për të kuptuar se çfarë të bëjë pas vitit 2023

Pep Guardiola dëshiron të marrë kohën e tij përpara se të mendojë për rinovimin. Kontrata me Manchester City përfundon në vitin 2023 dhe aventura e tij angleze, deri më tani, ka qenë absolutisht e suksesshme. Trajneri katalanas është një hap larg titullit të tij të katërt në Premier League në pesë vitet e fundit me Citizens. Megjithatë, ende nuk është e qartë se sa do të qëndrojë ende spanjolli në pankinën e City. Në një intervistë për Sky Sport Uk, trajneri 51-vjeçar e bëri të qartë se nuk do të rinovojë kontratën para përfundimit të sezonit 2022/23.

“Do të qëndroja edhe për dhjetë vite të tjera, por duhet të marrim pak kohë. Nuk është momenti tani, as këtë sezon dhe as tjetrin”, tha ai. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai mbetet i paqartë: “Kanë kaluar shumë vite dhe duhet të shoh se si jemi bashkë skuadra dhe ne”. Tashmë ka pasur dy rinovime me Cityn.

Një vitrinë plot trofe dhe një ekip konkurrues janë arsye të vlefshme për të qëndruar, duke pasur parasysh edhe ardhjen e re të asit norvegjez Haaland. Për më tepër, lënia e Anglisë pa kupën me veshë të madhe mund të jetë një pengesë për një trajner si ai. Guardiola e di këtë dhe merr kohën e tij, ndërkohë që të mëdhenjtë në Evropë i mbajnë antenat e tyre shumë drejt.