RTSH Sport Live

Guardiola, miqësia dhe rivaliteti me Tuchel

  • 28/05/2021
  • |
  • Futboll Bota
Guardiola, miqësia dhe rivaliteti me Tuchel
“Kam shumë respekt për të, mendoj se është një trajner i jashtëzakonshëm. Sigurisht që unë dua ta mund”

Josep Guardiola ka fituar në tre finalet e UEFA Champions League, në të cilat ka marrë pjesë, si lojtar dhe si trajner. Ndërsa skuadra e tij, Manchester City bëhet gati për finale e madhe me Chelsea, spanjolli kërkon të vendosë emrin e tij në historinë e futbollit duke u renditur në një grup të vogël trajnerësh që kanë fituar trofeun Champions me dy skuadra të ndryshme.

Miqësia me Thomas Tuchel – “Në futboll, një nga gjërat më të mira është të flasësh për të. Vëzhgim, trajnim dhe më pas është momenti të flasësh. Unë do të thoja se mësoj shumë nga Thomas. Kam mësuar shumë duke parë ekipet e tij, me bisedat tona. Nuk ka rëndësi nëse ai ka shumë informacione për ne apo për mua sepse, në fund të fundit, ai nuk mund të luajë, unë nuk mund të luaj. Kështu që, në fund, ata që do të vendosin finale do të jenë lojtarët”.

Kam shumë respekt për të, mendoj se është një trajner i jashtëzakonshëm. Sigurisht që unë dua ta mund, siç mendon dhe ai që të më mundë mua”.

Mbi parimet e tij udhëzuese te City - "Organizim i fortë, shumë investime, shumë lojtarë cilësorë, staf i mirë, një ekip me parimet për të qenë i suksesshëm: këto janë ato më të rëndësishmet. Por gjithmonë duhet të hidhni një vështrim tek lojtarë që ken, sepse nëse nuk përshtaten, bëhet më e vështirë”.

"Disa gjëra vijnë nga aty ku kam lindur: Barcelona. Ju e dini, duke u përpjekur të keni një rol të gjallë në lojë, duke luajtur në gjysmëfushën e kundërshtarëve] dhe duke u përpjekur për të fituar ndeshjen. Nuk ka më humë sekrete se kaq. Lidhet me cilësinë e lojtarëve, të kuptojnë aftësitë e tyre, duke krijuar një mjedis të mirë dhe një humor të mirë, sepse futbolli nuk është vetëm taktika, janë emocionet dhe marrëdhëniet mes djemëve dhe madje edhe me stafin.  Zgjat për një kohë të gjatë”.

"Titujt janë rezultat i shumë, shumë gjërave. Gjëja më e rëndësishme është që, gjithmonë, unë jam një spektator, jo vetëm një trajner, dhe kur jam ulur në stol, dua të shoh ekipin të luajë ashtu si dua. Njerëzit, shumë kohë më parë, thanë: 'Nuk është e mundur të luash në këtë mënyrë në këtë vend.  Ne ia arritëm, është mënyra jonë, stili jonë, vendosëm ta bëjmë që nga dita e parë dhe ia arritëm”.