RTSH Sport Live

Haaland “kërcënon” Inter-in

  • 09/06/2023
  • |
  • UEFA Champions League
Haaland “kërcënon” Inter-in
“Do të jetë një ndeshje që duhet fituar”

Erling Haaland beson se Manchester City i ka të gjitha mundësitë për t’ia dalë mbanë në finalen e Stambollit. Në një intervistë për UEFA.com, sulmuesi norvegjez jep një mesazh të qartë për Interin, duke e bërë të qartë se fokusi i tij dhe i skuadrës është vetëm një, fitorja në finale.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë sepse unë kam ëndërruar përherë të luaj një finale të Champions League. Do të jetë në nder për mua por mbi të gjitha do të jetë një ndeshje që duhet fituar edhe pse përballë do të kemi një Inter në formë të mirë. Kemi zhvilluar një sezon të pabesueshëm por duhet ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të paduruar për të zbritur në fushë.  Guardiola dhe stafi bëjnë të pamundurën për të na ndihmuar që në çdo ndeshje të luajmë në formë maksimale. Kam mësuar shumë nga Pep dhe do të mësoj akoma. Jam ambjentuar menjëherë dhe jam shumë i kënaqur me sezonin tim të parë në Manchester”.

Nëe vijim, Haaland përqëndrohet te skuadra e tij duke vlerësuar ecurinë fantastike të këtij sezoni.

“E kam ditur përherë se do të ishte një sfidë ndryshe nga paraardhëset por unë po dëfrehem shumë. E dija se ky ishte një klub me nivel shumë të lartë. Intensiteti në Premier është i madh por duhet të jesh në maksimum për të fituar. City është një skuadër e pabesueshme. Të gjithë kemi të njëjtën uri për fitore, çdo ditë. Luftojmë krah njëri-tjetrit dhe ky është një grup i veçantë. Objektivi jonë është që të ndihmojmë skuadrën të fitojë trofe”.