RTSH Sport Live

Haaland, kostoja shokuese e çantës së udhëtimit

  • 13/10/2022
  • |
  • Gosip
Haaland, kostoja shokuese e çantës së udhëtimit
The Sun evidenton sulmuesin norvegjez të Manchester City me një aksesor luksoz nga Louis Vuitton me vlerë të tepruar

Njëra qershi të çon te tjetra dhe megjithëse fruti i shijshëm nuk është pjesë e dietës së tij shumë të veçantë, Erling Haaland nuk mundi t'i rezistonte. The Sun fokusoi mbërritjen e sulmuesit norvegjez në Kopenhagen për ndeshjen jashtë fushe të Manchester Cityt në Champions League kundër danezëve, që nuk e panë të dilte në fushë, me një aksesor luksoz, për shumë, por jo për të.

Bomberi i Guardiolës shquhej jo për veshjen e tij, por për çantën Louis Vuitton, një model shumë i pëlqyer nga të famshmit. Një aksesor që bie në sy dhe mbi të gjitha shumë i shtrenjtë, duke qenë se çmimi i tij llogaritet në 10.900 stërlina, një bakshish gjithsesi për sulmuesin 22-vjeçar, i cili ka marrë një pagë prej 375.000 paund në javë që nga momenti kur është bashkuar me City.