RTSH Sport Live

Haaland lë sekretet e tij të kalojnë në një foto, ja detaji i bujshëm

  • 16/03/2023
  • |
  • Angli
Haaland lë sekretet e tij të kalojnë në një foto, ja detaji i bujshëm
Postimi i fundit i sulmuesit norvegjez zbulon disa "mashtrime" që e ndihmojnë atë të jetë një nga bomberat më të mire

Janë 39 gola në 26 paraqitje në sezon, shifrat e Haaland në 2022-2023 me Manchester Cityn janë mbresëlënëse. Paraqitja e tij e fundit si alien ishte në Ligën e Kampionëve, duke nënshkruar pesë gola në më pak se një orë kundër Leipzig dhe duke i çuar Citizens drejt finales 7-0. Te Borussia Dortmund norvegjezi lulëzoi, por pikërisht me Guardiolën arriti majat e paimagjinueshme: brenda zonës është vdekjeprurës, shënon në çdo mënyrë dhe me një vazhdimësi çarmatosëse. Cili është sekreti i tij?

Haaland është një nga ata lojtarë, si Cristiano Ronaldo apo Ibrahimovic, të fiksuar pas kujdesit për trupin. Pushimi dhe një dietë e shëndetshme janë shtyllat themelore të jetës së tij, nga të cilat ai nuk mund të heqë dorë. Edhe në foton e fundit të postuar në Instagram, ish-lojtari i Dortmundit shihet duke fjetur në divan së bashku me topin e Champions League dhe një palë syze, të cilat i mban gjithmonë para se të bie në gjumë dhe të cilat i lejojnë atë për të bllokuar dritën natyrale dhe atë të ekraneve dixhitale.

“Gjumi i pasdites”, ka shkruar. Ai shkon për të fjetur gjithmonë ndërmjet orës 22:00 dhe 22:30 dhe fik të gjitha pajisjet elektronike, përfshirë celularin e tij, i cili është vendosur në modalitetin "Mos shqetëso". Gjithashtu, përdor një unazë që mat cilësinë e gjumit, temperaturën, stresin dhe rrahjet e zemrës. Të gjitha mjetet që e ndihmojnë të jetë fenomeni që është.