RTSH Sport Live

Hakaj analizon Vllazninë

  • 03/06/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Hakaj analizon Vllazninë
Kapiteni flet për arritjen e objektivit minimal dhe të ardhmen

Vllaznia në Europë është një objektiv që askush nuk e diskutonte në fillim të sezonit por me kalimin e javëve situata u bë e qartë dhe skuadra nuk arriti të ruante rimin e krysesueve. Bileta në javën e fundit do të thotë mision i kompletuar dhe kapiteni Esin Hakaj komenton vendin e katërt të skuadrës shkodrane. “Nuk mendonim se do të luanim për objektivin minimal deri në javën e fundit. Por tani që e arritëm mund të marrim frymë lirisht dhe të shikojmë me pozitivitet drejt sezonit të ri”, tha Esin Hakaj.

Mbrojtësi, një nga më të spikaturit e grupit kuqeblu, ndalet më pas te detajet që duhen korrigjuar por edhe te objektivat për të ardhmen. “Do të mundohemi që të bëjmë maksiumin në kompeticionet europianë pasi do të ishte mjaft positive për buxhetin  e klubit. Sa më shumë rrugë të bëjmë në Europë aq më mirë do të ishte për të gjithë palët”, arsyetoi futbollisti i Vllaznisë për mikrofonin e RTSH Sport.

Vllaznia duhet të luftojë gjithmonë për objektiva madhorë dhe tashmë duhet të shikojë përpara për të shtruar një rrugë ët re. “Nuk ka shumë kohë për të humbur pasi ekipi për sezonin e ri do të formohet shumë shpejt dhe do të nisim përgatitjet për të qenë gati të përgjigjemi në fushë”, tha Esin Hakaj.

29 ndeshje me rreth 2500 minuta në kampionat, Hakaj është një nga lojtarët më të aktivizuar të Vllaznisë këtë sezon. “Me të thënë të drejtën unë nuk dua të humb asnjë minutë me ekipin në fushë prandaj dhe nuk kursehem kurrë për Vllazninë”, përfundoi Hakaj.