RTSH Sport Live

Hakimi me të kuqe, PSG ndalet nga Marseja

  • 24/10/2021
  • |
  • Futboll Bota
Hakimi me të kuqe, PSG ndalet nga Marseja
Skuadra e Pochettino nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 në sfidën e luajtur në Velodrom

PSG frenon në shtëpinë e Marsejës, por skuadra e Pochettino është ende e para në renditje me 28 pikë (+7 ndaj Lens), ndërsa djemtë e Sampaolit shkojnë në 18 me një ndeshje më pak. Zero gola por shumë emocione në ndeshjen e madhe të ditës së dhjetë të kampionatit francez.

Var është protagonisti absolut në tre episode: në të 14-ën anulon avantazhin e PSG-së duke mos e vërtetuar autogolin e Peres-it, në të 21-ën është radha e Marsejës që i mohohet goli Milik, më në fund në 57-ën është teknologjia për të konfirmuar, e kuqja u drejtua ndaj Hakimit. Parisienët edhe sot pa Donnarumma mes shtyllave mbeten në 10 por vendasit nuk përfitojnë dhe ndeshja përfundon pa gola.