Dortmund rigjen sulmuesin Haland dhe merr përkohësisht kryesimin e Bundesligës. Verdhezinjtë kanë arritur të mundin me përmbysje Volfsburgun me rezultatin 3-1. Vendasit e Volfsburgut e nisë mirë sfidën, madje duke shënuar që në minutën e 2-të me anë të Veghorst. Por Can me penallti vendosi barazpeshën në minutën e 35-të, 1-1, rezultat që mbylli dhe pjesën e parë të kësaj sfide.
Dhjetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë dhe verdhezinjtë gjejnë avantazhin me Malen, asistim i Reus, 2-1. Rikthehet Haland, i cili u aktivizua në minutën e 73-të në vend të Brandt pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi. Vetëm tetë minuta në fushën e lojës dhe i sapokthyeri arrin të gjejë rrugën e rrjetës duke kompletuar suksesin 3-1.
30 pikë për Dortmund dhe vendi i parë në klasifikim, në pritje të Bajernit me 28 pikë dhe me një ndeshje për të luajtur. Dortmund shkon në +8 ndaj Freiburgut të vendit të tretë, i mundur 2-1 nga Bochum. Fitorja spektakolare 6-3 për Hoffenheim në Furth, Këlni mundi Borussia Mönchengladbach 4-1. Hertha Berlin-Augsburg 1-1.