Surprizë e madhe në krye të klasifikimit të bërë nga Kampg Football Benchmark, në raport me vlerat e tregut të lojtarëve që luajnë në klubet më të mira evropiane. Erling Haaland, me 144.2 milionë euro, ka rrëzuar Kylian Mbapé, tani “u ndal” në 139.5 milionë pasi hyri në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG. Kuotat e Romelu Lukakut po rriten, asnjë lojtar italian apo Serie A nuk është prezent në Top 10.
Renditja:
1. Erling Braut Haaland - 144,2 milionë
2. Kylian Mbappè - 139,5 milionë
3. Harry Kane - 121,2 milionë
4. Bruno Fernandes - 118,19 milionë
5. Romelu Lukaku - 115,6 milionë
6. Neymar - 115,5 milionë
7. Frenkie de Jong - 114,3 milionë
8. Kevin De Bruyne - 112,5 milionë
9. Marcus Rashford - 110,9 milionë
10. Jadon Sancho - 110,5 milionë