Një gjysmë milioni euro për një drekë. Erling Haaland vazhdon të mahnisë: në fushë, duke shënuar ortekë golash, por edhe jashtë fushe. Pas kampionatit gjerman dhe, në pamundësi për të marrë pjesë në Kampionatin Europian, duke pasur parasysh eliminimin e Norvegjisë, talenti i Borussia Dortmund po kalon pushimet në Mykonos me një grup miqsh. Haaland i lejoi vetes një drekë pa kufij: gjashtë orë në një vend të quajtur Nammos, midis shisheve të shampanjës Crystal Vintage, dhe lukseve të të gjitha llojeve.
Në fund të vaktit ishte ai që pagoi faturën. Haaland pagoi pa asnjë fjalë, 500,000 euro. Ai gjithashtu la një bakshish prej 30 mijë eurosh. Bujar brenda dhe jashtë fushës, Haaland po rimbush bateritë, duke pritur të mësojë të ardhmen e tij. Sulmuesi norvegjez është në fakt në qendër të disa negociatave dhe mund të largohet nga Borussia Dortmund në fund të verës.