Falë një Erling Haland të pandalshëm, Mançester Siti kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në Etihad, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Gjermani, skuadra e Guardiolës mposhti Lajpcigun me rezultat 7-0. Norvegjezi ishte vendimtar, duke shënuar pesë herë (22' nga penalltia, 24', 47', 54' dhe 57') siç ndodhi vetëm me Lionel Messin dhe Luiz Adriano në historinë e kompeticionit. Golat e tjerë janë të Gundogan (49') dhe De Bruyne (92').
Liga e Kampioneve është rikthyer të martën me ndeshjet e kthimit të turit të 16-shes dhe përballjet e dy çifteve të para ishin ato që u luajtën përkatësisht në Angli dhe në Portugali. Kështu, Mançester Siti ka mposhtur Lajpcigun me rezultatin tenistik 7-0 në ndeshjen e kthimit, të luajtur në fushën e vet, duke siguruar kështu vendin në çerekfinale. Përkundër asaj që sugjeronte rezultati i ndeshjes së parë të luajtur në Gjermani, që ishte mbyllur në barazim 1-1, takimi i kthimit ka parë miqtë të shpërbëhen me dy gola të pësuar në të 22-tën dhe në të 24-tën, me të njëjtin autor, Erling Haaland.
Ky i fundit do të plotësoë 3-golëshin e tij në minutën e dytë shtesë dhe, përtej një goli të Gyndoganit me fillimin e pjesës së dytë, do të vijojë të shënojë edhe dy herë të tjera brenda 3 minutash, në të 54-tën dhe në të 57-tën, duke thyer edhe rekordin 94-vjeçar të Mançester Sitit për numrin më të madh të golave të shënuar nga një lojtar brenda një sezoni me Kevin De Bryjnen që gjen gjithashtu rrugën e rrjetës në fund dhe me rezultatin 7-0 në favor të Mançester Sitit mbyllet ky takim.