RTSH Sport Live

Haland udhëheq Dortmundin, surprizon Sherif

  • 15/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
Haland udhëheq Dortmundin, surprizon Sherif
Gjermanët fitojnë 2-1 në fushën e Besiktas, me golat e Bellingham dhe Haland. Moldavët surprizojnë të besuarit e De Zerbi, 2-0.

Nis me një fitore udhëtimi i Dortmundit të Haland në Ligën e Kampioneve. Gjermanët mundën Besiktashin 2-1 me një paraqitje të shkëlqyer nga Bellingham dhe një gol të asit norvegjez. Verdhezinjtë e gjetën avantazhin në minutën e 20 -të, në shansin e tyre të parë: Meunier nga e djathta dhe Bellingham nuk fal. Miqtë nuk i ndalin sulmet dhe arrijnë të dyfishojnë me Haland në fundin e pjesës së parë, ku padyshim nuk mungon pjesëmarrja e Bellingham.

Në pjesën e dytë, gjermanët kontrollojnë, shtyjnë, veçanërisht rrezikshëm me Batshuayi, dhe përpiqen të godasin në kundërsulm, pa gjetur goditjen e nokautit të mëtejshëm me Haaland ose me hyrjen e re Knauff, të ndaluar nga traversa. Në 94 ’Montero gjen rrugën e rrjetës, asist i Pjanic, por ëhstë shumë vonë për të pretenduar më shumë. Dortmund I gëzohet fitores 2-1 në ndeshjen e parë.

Sherif Tiraspol vazhdon historinë e saj të bukur dhe mposht Shakhtar Donetskun e De Zerbi-t në debutimin me një rezultat të pastër 2-0 në shtëpi, duke fituar tri pikët e para në këtë kompeticion. Moldavët e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 16-të, kur Adama Traoré shfrytëzoi krosimin e Cristiano Silva. Pavarësisht presionit të Shakhtar, Sherif në minutën e 62-të Sherifi gjen 2-0: edhe njëherë Cristiano Silvia me assist, duke i dhënë mundësinë Yansané të shënojë. Përfundon 2-0 dhe për Sherifin mbrëmja hyn menjëherë në histori.