Vllaznia mundi Tiranën në sekondën e fundit të ndeshjes ditën e shtunë në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-2. Menjëherë pas ndeshjes, presidenti i Klubit bardheblu, ndonëse dukej i mërzitur për humbjen që ka ardhur në minutat shtesë ka përgëzuar fituesit. “Ishte ndeshje e mirë dhe mendoj se fitoi skuadra më e mirë. Vllaznia luajti më mirë, diti ta menaxhojë lojën, megjithëse edhe skuadra jonë mendoj se luajti mirë.
Një ndeshje që u vendos nga një episod në fund dhe me të cilin Vllaznia e fitoi ndeshjen dhe ne dolëm të mundur nga stadiumi”. Në fakt, Tirana sapo ka ndryshuar trajnerin për shkak se është eleminuar nga Kupa e Shqipërisë. Tani në stol, në vendin e Emanuel Egbo është ulur Nevil Dede. Gjithësesi, bardheblutë në Shkodër vinin me disa mungesa të rëdësishme. Edhe për sa i përket objektivave, presidenti Halili ka thënë se është ende herët. “Mendoj se është shumë shpejt për të folur për objektiva. Çdo ndeshje që ikën pa sukses, është në dëm të skuadrës për objektivat që ka, ndërsa për të folur për gjërat e tjera, jemi shumë shpejt”,- ka deklaruar presidenti i klubit bardheblu.