RTSH Sport Live

Hamburg dhe St’Paul, surprizat e Kupës së Gjermanisë

  • 19/01/2022
  • |
  • Gjermani
Hamburg dhe St’Paul, surprizat e Kupës së Gjermanisë
Eleminohen Këln dhe Borusia Dortmund, të mërkurën sfida Lajpsig – Hansa Rostok

Kupa e Gjermanisë në 1/8 e finaleve ka dhënë surpriza të mëdha. Në transmetimin ekskluziv të Radio Televizionit Shqiptar, kjo në morinë e aktiviteteve sportive ndërkombëtare, Hamburg dhe St’Paul janë ato që kanë sfiduar Bundesligën 1. Hamburgu ka eleminuar Këlnin, kjo pas gjuajtjeve nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa pikërisht për vendësit në penalltinë e pestë ka gabuar Kainz. Pavarësisht se shënoi, gjuajtja e tij u cilësua e parregull me var për shkak të prekjes së topit me të dy këmbët.

Më parë Hamburgu kishte kaluar në avantazh me anë të Glaitzel në të 92’ dhe me shumë vështirësi Këlni ka barazuar në minutën e dytë të shtesës së dytë me Modeste nga pika e bardhë e penalltisë. Por më pas fati ishte me Hamburgun. Më e këndëshme është surpriza e St’Paul, sepse kryesuesit e Bundesligës 2 kanë eleminuar kampionët e Gjermanisë, Borusia Dortmund. E ka hapur serinë e golave për vendësit Amenido në të 4’, ndërsa në të 40’ Vitsel shënon në portën e tij.

Përtej ngushtimit të diferencës së golave nga Haland në të 58’ me penallti, Borusia e Dortmund nuk është kualifikuar. Një Kupë Gjermanie që humbet dy emra të mëdhenj, sepse pas Bajern Mynih tanimë nuk e vazhdon luftën për këtë trofe Borusia Dortmund. E mërkura do të jetë për ndeshjen e fundit të raundit të 1/8 të finaleve të Kupës së Gjermanisë në RTSH Sport, atë mes Lajpzig dhe Hansa Rostok.