Lewis Hamilton ende nuk ka rinovuar me Mercedes dhe e ardhmja e tij te makina gjermane është ende në dyshim. Edhe pse te Mercedes duken të qetë se ky rinovim do të vijë së shpejti, orët e fundit qarkullon lajmi se 6 herë kampioni i botës në Formula 1 mund të shkojë te Red Bull.
Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, shprehet i habitur nga këto zëra. “Në jetë asgjë nuk është e sigurt, kam sparë shumë çmenduri në jetën time. Gjithsesi, më duket e habitshme kjo që dëgjoj, pasi nuk shoh ndonjë arsye që Lewis të shkojë te Red Bull”, tha Wolff.
“Ai është shumë i lidhur me Mercedes dhe mes nesh ka një bashkëpunim të madh. Ka një besim reciprok mes nesh. Unë mendoj se kemi përpara të tjera vite të suksesshme përpara, ndaj nuk e shoh të arsyeshme që ai të bëjë një lëvizje të tillë”, u shpreh Toto Wolff.