RTSH Sport Live

Hamilton: Shumë nuk e prisnin këtë situatë në garën e fundit

  • 09/12/2021
  • |
  • Formula 1
Hamilton: Shumë nuk e prisnin këtë situatë në garën e fundit
Piloti britanik foli në një konferencë shtypi përpara Çmimit të Madh të Abu Dhabi

"Ne jemi në një territor të ri si një ekip, të cilin askush nuk e ka arritur kurrë, që është titulli i tetë. Shumë nuk do ta kishin menduar kurrë që unë dhe Verstappen do të ishim kaq afër në fund. Mendoj se është falënderim për të gjithë ata që punojnë brenda garazhit. Mbaj mend çfarë kam bërë për të arritur këtu dhe e di se çfarë emocionesh përjetohen në këto situata”. Kështu foli Leëis Hamilton në një konferencë për shtyp në prag të Çmimit të Madh të Abu Dhabi, raundi i fundit i sezonit të Formula 1. Piloti britanik dhe Max Verstappen arrijnë në finalen e madhe me të njëjtin numër pikësh në renditje.

"Aksident i mundshëm me Verstappen? Nuk mund ta kontrolloj atë që mund të ndodhë rreth meje - shtoi Hamilton -. Unë kujdesem për veten. Nuk kam asnjë shqetësim dhe jam këtu për të bërë një punë të mirë. Në garat e fundit ne jemi gjetur në një pozicion të lakmueshëm dhe duhet të vazhdojmë kështu. Për momentin më duket një kampionat si çdo tjetër, çdo vit më vjen të filloj nga e para. Nuk paraqitem kurrë me numrin 1 në makinë dhe nuk e konsideroj veten kampion në prag. Unë luftoj për t'u bërë".