RTSH Sport Live

Hamilton skualifikohet nga “Gara Sprint”, do të niset i fundit

  • 13/11/2021
  • |
  • Formula 1
Hamilton skualifikohet nga “Gara Sprint”, do të niset i fundit
Piloti britanik i Mercedesit është jashtë kualifikueseve në sprint dhe do të nisë garën në vendin e fundit

Lewis Hamilton do të nisë garën kualifikuese për Çmimin e Madh të Brazilit nga vendi i fundit në radhë, raundi i nëntëmbëdhjetë i sezonit të Formula 1. Piloti britanik, i cili përfundoi nën hetim mbrëmjen e së premtes për një parregullsi të DRS-së, në fakt u skualifikua nga Gara Sprint që do të nisë në orën 20:30 të ditës së sotme, e shtunë 13 nëntor, e vlefshme për dekretimin e renditjes së garës të së dielës. Shkelja e konstatuar ka të bëjë me pozicionin e elementit të krahut me DRS të hapur dhe shkel nenin 3.6.3 të rregullores teknike të FIA-s.

Nga ana tjetër, një sanksion prej 50 mijë eurosh për Max Verstappen, i cili nga ana e tij është bashkëpunëtor në shkeljen e rregullores. Piloti holandez i Red Bull-it, në fakt, preku krahun e pasëm të Mercedes-it, në kundërshtim me nenin 2.5.1 të rregulloreve sportive.