RTSH Sport Live

Hamilton thumbon rivalët: Më kanë kopjuar

  • 19/10/2022
  • |
  • Formula 1
Hamilton thumbon rivalët: Më kanë kopjuar
Shtatë herë kampioni i botës flet për punën që ka bërë gjatë karrierës së tij: “Kam projektuar timonin e makinës, sediljen dhe pedalet nga e para”

Edhe pse rezultatet nuk janë në nivelin e sezoneve të fundit, Leëis Hamilton është ende në gjendje të ngjitet në skenë në Formula 1. Piloti i Mercedes, gjatë karrierës së tij të gjatë, ka qenë në gjendje të ndërtojë një imazh edhe jashtë cirkuitit, duke përfshirë edhe betejat sociale kundër diskriminimit.

Në intervistën për mikrofonat e “Cna Luxury”, megjithatë, ajo për të cilën mburret më shumë shtatë herë kampioni i botës është puna e bërë bashkë me ekipet e tij për njëvendëshet: “Kam mundur të ridizajnoj nga e para, me inxhinierët, timoni, pedalet dhe sediljen e një F1”.

“Është diçka për të cilën jam shumë krenar, sepse më pëlqen shumë të punoj në rregullimin e makinës. Duhet të kisha vendosur të drejtën e autorit mbi të”. Hamilton vazhdoi: “Në McLaren ridizajnova timonin, në Mercedes bëra të njëjtën gjë, dhe skuadrat e tjera na e kopjuan atë, përpara se të vjetrat të ishin rrethore, tani ka një majë dhe doreza që zbret nuk bashkohet tek ajo e poshtme”.

Hamilton më pas tregoi hobin e tij jashtë Cirkuitit: "Unë e dua muzikën, prodhimin e saj, të shkruaj këngë, të këndoj. Kam një mik që është producent dhe inxhinier, u ulëm në kompjuter së bashku përpara se pandemia të mbyllte gjithçka. Kështu që porosita gjithçka, pajisje online dhe shkarkova TeamViewer, ndërsa miku im nga Los Angeles kontrollonte kompjuterin nga distanca. Në atë pauzë ne regjistruam 30 këngë, nuk e mendoja se ishte e mundur”.

Disa fjalë edhe për iniciativat bamirëse që e shohin si protagonist: "Kam një partneritet me Mercedesin që quhet Ignite, që është fondacioni ynë dhe një nga projektet është të sjellim 1000 vajza në sportin tonë. Pastaj është Misioni 44, të trajtojmë disa nga çështjet e ngritura nga diskriminimi. Ka të bëjë me fuqizimin dhe përfaqësimin, promovimin dhe përmirësimin e mënyrës sonë të sjelljes. Kjo është një nga gjërat për të cilat jam vërtet i pasionuar, për të cilën kaloj shumë kohë duke punuar”.