RTSH Sport Live

Harry Kane bën miliona edhe jashtë fushe

  • 09/02/2023
  • |
  • Të tjera
Harry Kane bën miliona edhe jashtë fushe
Vëllai i Harry Kane, Charlie

Ylli i Tottenham, Harry Kane ka ngritur një perandori në fushën e pronave të paluajtshme duke arritur që të përfitojë deri në 13.1 milionë stërlina nga ky biznes.

29-vjeçari, i cili njihet për suksesin në fushë, ka ndërtuar me ndihmën e të vallait kompaninë me emër “Edward James Investments”. Sipas mediave angleze Charlie Kane, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i sulmuesit, drejton këtë kompani me mjaft sukses.

“Harry është mjaft dinak kur vjen puna në investimin e parave në pronat e paluajtshme. Shumë lojtarë tentojnë të bëjnë diçka të tillë por nuk kanë rrezultate të mira. Ndryshe ka noddhur me Harry-n”, tha një burim për tabloidin “The Sun”.

Kane, i cili paguhet plot 200.000 mijë stërlina në javë nga Tottenahm, nuk jeton në asnjërën prej pronave të veta. Ai së bashku me bashkëshorten Katie dhe fëmijët Ivy, Vivienne dhe Louis banojnë në një ndërtesë me qera, e cila u kushton plot 1 milionë stërlina në vit.