RTSH Sport Live

Harry Kane, golashënuesi më i mirë në kualifikueset e EURO 2020

  • 24/11/2020
  • |
  • Euro 2020
Harry Kane, golashënuesi më i mirë në kualifikueset e EURO 2020

Harry Kane, sulmuesi i përfaqësueses së Anglisë ka përfunduar si shënuesi më i mirë i kualifikueseve të Euro 2020, me 12 gola të shënuar. Sulmuesi i Tottenham u desh të priste deri në finalet e play-offit për t'u konfirmuar si fitues, pasi ishte teorikisht e mundur që një nga lojtarët e përfshirë në këto sfida të kalonte totalin e Kane.

Kane ende nuk ka fituar një trofe të madh për klubin ose përfaqësuesen, por ka marrë disa çmime për aftësinë e tij në shënimin e golave. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Premier League me Spurs në 2015/16 dhe 2016/17, dhe gjithashtu fitoi Këpucën e Artë të Kupës së Botës 2018 me gjashtë gola.

Renditja e shënuesve më të mirë:

12 Harry Kane (Angli) - 5 asistime, 667 minuta të luajtura

11 Eran Zahavi (Izrael) - 1 asistim, 1020 minuta të luajtura

11 Cristiano Ronaldo (Portugali) - 0 asistime, 642 minuta të luajtura

10 Teemu Pukki (Finlandë) - 1 asistim, 882 minuta të luajtura

10 Aleksandar Mitrović (Serbi) - 1 asistim, 907 minuta të luajtura

Shënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në kualifikueset e Europianit

61 Cristiano Ronaldo (Portugali)

41 Robbie Keane (Republika e Irlandës)

40 Edin Džeko (Bosnjë-Hercegovinë)

40 Robert Leëandoëski (Poloni)

38 Zlatan Ibrahimović (Suedi)

36 Andriy Shevchenko (Ukrainë)

35 Hakan Şükür (Turqi)

30 Wayne Rooney (Angli)

Shënuesit më të mirë europianë në kualifikuese sipas turneut

EURO 2020: Harry Kane (Angli) 12

Kupa e Botës 2018: Robert Lewandowski (Poloni) 16

EURO 2016: Robert Lewandowski (Poloni) 13

Kupa e Botës 2014: Robin van Persie (Holandë) 11

EURO 2012: Klaas-Jan Huntelaar (Holandë) 12

Kupa e Botës 2010: Theofanis Gekas (Greqi) 10

EURO 2008: David Healy (Irlanda e Veriut) 13

Kupa e Botës 2006: Pauleta (Portugali) 11

EURO 2004: Ermin Šiljak (Slloveni) 9

Kupa e Botës 2002: Andriy Shevchenko (Ukrainë) 10

EURO 2000: Raúl González (Spanjë) 11