Hasan Gurabardhi është trajneri i ri i Tiranës në volejboll për femra. Kjo është lëvizja më e fundit në klubin bardheblu, ndërsa oferta e drejtoreshës Deborah Keçi ka qenë bindëse për trajnerin e njohur, që rikthehet në parket pas katër vitesh.
Për herë të fundit ishte në krye të Barletit Volej në sezonin 2018-2019, atje ku në gjysmëfinalen e Play-off u mund dhe u eleminua nga Tirana. Madje një rikthim në krye të bardhebluve pas 11 vitesh, teksa në krye të Tiranës për herë të fundit, edhe duke patur në skuadër Bicin dhe Brahon, ishte në sezonin 2011-2012. Pjesë e stafit të Hasan Gurabardhit tek Tirana do të jenë Kleda Shkurti dhe Andi Lundra, ndërsa në vend të tij tek Partizani shkon Amarilda Prenga.
Për Gurabardhin ka patur dhe oferta të tjera. Kjo që nga Studenti në volejboll për femra e deri tek Erzeni në volejboll për meshkuj. Por rikthimi në shtëpinë e kampionëve për një teknik që është mësuar të marrë vetëm trofe, vetëm me Barletin Volej katë tituj kampion e po kaq Kupa të Shqipërisë, duket se e ka joshur. E Gurabardhi pritet ta bëjë të premten e ardhshme prezantimin e tij me Tiranën, ndërsa do të ketë shumë ardhje cilësore në skuadër, atje ku një rikthim pas 11 vitesh tek bardheblutë është Enkelejda Braho. Pra Tirana sjell Gurabardhin për të rikthyer trofetë kombëtar të rrjetësh në Shqipëri.