Eden Hazard është i përkushtuar të dëshmojë vlerën e tij tek Real Madridit. Sulmuesi belg i ka goditur kritikët që pretendojnë se ai rri gjithmonë i lënduar. Përfaqësuesi i Belgjikës është goditur nga lëndime që kur iu bashkuar Real Madridit nga Chelsea për 100 milionë euro në verën e vitit 2019.
Për shkak të mungesës së lojës dhe dëshirës së Madridit për të blerë Kylian Mbappen, Hazard u nxor në shitje nga gjiganti spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës dhe u përfol se ai mund ta zëvendësonte Cristiano Ronaldon tek Juventus. Por belgu qëndroi dhe shpreson se do t’i përmbushë pritshmëritë në Madrid.
“Nënshkrova për Madridin për pesë vjet. Dy vitet e para nuk kanë qenë të mira, lëndimet nuk më kanë ndihmuar, por i kam edhe tri vite për ta dëshmuar vlerën time”, tha Hazard për Espn.“Real Madridi ka shpenzuar para për mua, dua t’ia shpaguaj”, këmbënguli ai.
“Njerëzit mendojnë se unë jam gjithmonë i lënduar. Kështu është. Por nëse e rishikoni karrierën time, nuk ka asnjë futbollist, i cili, për 10 vjet ka luajtur ndeshje sa kam luajtur unë”.
“Ndonjëherë, është e vështirë kur jeni të lënduar, ju dëshironi të luani dhe përpiqeni që ta bindni klubin se jeni gati, por pastaj keni dhimbje dhe mbeteni jashtë”, ka vazhduar belgu.“Kemi shumë momente të këqija, ndoshta vështirë mund të kuptohen. Por bëni gjithçka që duhet bërë dhe në fund prapë asgjë nuk ju ndihmon”, ka deklaruar kështu Eden Hazard.