RTSH Sport Live

Hemilton e Botas në vijën e parë, Verstapen gabon

  • 04/12/2021
  • |
  • Formula 1
Hemilton e Botas në vijën e parë, Verstapen gabon
 Hemilton dhe Botas sigurojnë vijën e parë të nisjes, gara, të dielën (18:00), direkt në RTSH

Ljuis Hemilton siguroi nisjen nga vendi i parë në garën e parë të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në Formula 1, teksa Maks Verstapen u përplas në kthesën e fundit të pistës së Xhid’das, duke u përpjekur të linte pas dy makinat e “Mercedes”-it. Ndërkaq, radhën e parë do ta plotësojë për skuadrën gjermane piloti finlandez, Valteri Botas, ndërsa holandezi i “Red Bull”-it u detyrua të kënaqej me nisjen nga vendin i 3-të, ndërsa radhën e dytë të nisjes do ta plotësojë piloti i “Ferrari”-t, Sharl Lëklerk.

Në fakt, ishin një duel në distancë midis Hemiltonit dhe Verstapenit të 3 seancat e provave zyrtare të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite të shtunën pasdite, që kanë përcaktuar edhe rendin e nisjes së garës së dielës. Sikundër provat zyrtare të së shtunës, edhe gara e së dielës do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 17:45.

Kjo është edhe gara e parafundit e këtij sezoni ndërsa 10-shen e të parëve në pistën arabe e plotësojnë Serxhio Perez i “Red Bull”-it dhe Pjer Gasli i AlfaTaurit në radhën e 3-të, Lando Norris i “MeklLaren”-it-dhe Juki Tsunoda i AlfaTaurit në radhën e 4-t dhe Esteban Okon i “Alpin” e Antonio Xhovinaci i “Alfa Romeo”-s në radhën e 5-të të nisjes.