RTSH Sport Live

Hemilton-Verstapen, dueli i madh në Arabinë Saudite, gjithçka në RTSH Sport

  • 05/12/2021
  • |
  • Formula 1
Hemilton-Verstapen, dueli i madh në Arabinë Saudite, gjithçka në RTSH Sport
Gara e parafundit në Jeddah, me Hemilton dhe Verstapen në një duel të pafund, duke nisur nga ora 18:15 në RTSH Sport

Është momenti për sfidën e madhe, garën e fundit të këtij edicioni në Formula 1. Hemilton, që do të niset i pari në Jeddah, kërkon të qëndrojë në lojë, për të pretenduar një tjetër mrekulli në garën e fundit. Ndërkohë, nga ana tjetër, kryesuesi i këtij sezoni, Verstapen ka një mundësi për të mbyllur llogaritë. Një gabim në prova i kushtoi shumë, por dhe vendi i tretë nga ku do të niset, nuk është keq. Gjithçka në pistën e Jeddah, gjithçka në RTSH Sport duke nisur nga ora 18:15

Formula 1 ngjitet në skenë në Jeddah për raundin e parafundit të Kampionatit Botëror 2021 dhe GP i Arabisë Saudite tashmë mund të jetë vendimtarë për caktimin e titullit botëror. Numrat në dorë, në fakt, Verstappen mund të kurorëzohet kampion bote për herë të parë në karrierën e tij, duke fituar 18 pikë më shumë se Hamilton.

Për momentin Max është +8 në krahasim me Lewis dhe me një epërsi prej 26 pikësh në fund të garës në Jeddah do t'i mbyllte të gjitha llogaritë pasi britaniku nuk mund të arrinte më atë që ka bërë holandezi. Në garën e sotme, Hamilton do të niset i pari, ndërsa Verstapen nga vendi i tretë. Një garë që premton spektakël, duke nisur nga ora 18:15, ekskluzive në RTSH Sport.