RTSH Sport Live

HENDBOLL/Kastrioti, fitues i Kupës “Nikolin Karroca”

  • 07/06/2021
  • |
  • Sporte të tjera
HENDBOLL/Kastrioti, fitues i Kupës “Nikolin Karroca”
Hendbolli rikthehet në aktivitet, përkujtohet një nga figurat e këtij sporti në Shkodër

Në Shkodër është organizuar turneu ndërkombëtar “Nikolin Karroca”, kjo me pjesëmarrjen e katër ekipeve. Tre ishin nga Kosova, pikërisht Kastrioti i Ferizajt, Vëllaznimi i Gjakovës dhe Liria e Prizrenit. Sikurse ishte dhe skuadra vendëse e Vllaznisë, ndërsa gjithçka u zhvillua në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.

Në gjysmëfinale Vëllaznimi mundi 29-21 Lirinë e Prizrenit, kurse Kastrioti, Vllazninë, 23-20. Në vendin e tretë u rendit Liria e Prizrenit, që në finalen e vogël mundi Vllazninë, 19-18. Kurse fitues i turneut u shpall Kastrioti i Ferizajt, që në finale mundi Vëllaznimin e Gjakovës, 20-16.

 Përveç kupës për skuadrën fituese u shpall dhe lojtari më i mirë i aktivitetit, që ishte Festim Mustafa i Kastriotit të Ferizajt. Po kështu portieri më i mirë Menot Pozhegu i Vëllaznimit të Gjakovës, ndërsa një Mirënjohje shkoi dhe për gjyqtarin Dardan Gucati.