RTSH Sport Live

Hetimi i FIA, të mërkurën jepet vendimi

  • 04/10/2022
  • |
  • Formula 1
Hetimi i FIA, të mërkurën jepet vendimi
FIA heton Red Bullin dhe Alpine për tejkalim të buxhetit në 2021

Të mërkurën do të jetë një ditë vendimtare në botën e Formula 1. Do të diskutohet një temë tepër delikate dhe në përfundim të mbledhjes së FIA-s do të merret një vendim që do të ndryshojë shumë gjëra. Nga Parisi, nga zyrat e Federatës Ndërkombëtare, në Place de la Concorde, do të shpallen përfundimet e analizave mbi dokumentet financiare të paraqitura nga ekipet në fund të vitit 2021.

Gjatë fundjavës së GP të Singaporit nuk u fol për asgjë tjetër, veç kësaj, pasi u zbulua se do të kishte hetime të hapura për të paktën dy skuadra për shkelje të supozuara të “tavanit buxhetor” për sezonin e kaluar. Bëhej fjalë për dy skuadra, Red Bulli, ajo e kampionit të botës në fuqi, Max Verstappen dhe tjetra Aston Martin.

Skuadrat e tjera si Mercedesi dhe Ferrari janë në pritje për të parë nëse thashethemet do të konfirmohen dhe mbi të gjitha sa do të ishte shkalla e tejkalimit të buxhetit të kryer nga Milton Keynes. E nëse vërtetohet se të dy skuadrat kanë thyer rregullat dhe kanë tejkaluar kufirin e buxhetit të përcaktuar nga FIA, atëherë rrezikojnë të marrin gjobë, humbje pikësh dhe kufizim në zhvillimin e makinës duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Nëse Red Bull dënohet me humbje pikësh për sezonin 2021, atëherë do të rishikohet renditja përfundimtare e makinave dhe pilotëve.