RTSH Sport Live

Historike, Egnatia me dy futbollistë në kombëtare

  • 22/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Historike, Egnatia me dy futbollistë në kombëtare
Eduards Emsis do të jetë pjesë Letonisë dhe Paulauskas me Lituaninë

Vendi i tretë në kampionat, gjashtë pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Partizani e Tirana dhe arritja në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, Egnatia nuk mund të konsiderohet më si një surprizë në Superligën shqiptare.

Moment i mirë në fushë për skuadrën rrogozhinase, por edhe jashtë saj. Për herë të parë klubi do të jetë i përfaqësuar me 2 futbollistë në ndeshjet kualifikuese të muajit mars. Eduards Emsis dhe Gytis Paulauskas, dy lojtarët e afruar tek skuadra e Egnatias gjatë merkatos së janarit janë grumbulluar nga kombëtares respektive.

Emis ka zhvilluar shtatë ndeshje me fanellën e Egnatias dhe do të jetë pjesë e Letonisë, për miqësoren ndaj Irlandës dhe ndeshjen zyrtare ndaj Uellsit, ndërsa sulmuesi Paulaskas autor i një goli me fanellën e Egnatias në 9 takime, është grumbulluar nga kombëtarja e Lituanisë, për dy duelet e rëndësishme ndaj Serbisë dhe Greqisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Egnatias, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”. E.Ç.