RTSH Sport Live

Historike për Kosovën, e arta e dytë: triumfon Nora Gjakova

  • 26/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Historike për Kosovën, e arta e dytë: triumfon Nora Gjakova
Xhudistja kosovare mposhti në finale francezen Sarah Leonie Cysique, duke siguruar medaljen e artë

Arritje e shtëzakonshme. Kosova ka siguruar dhe medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike, “Tokio 2020”. Në peshën deri në 57 kilogram, është xhudistja Nora Gjakova që ka arritur suksesin maksimal, pas Distria Krasniqit, që triumfoi të shtunën në peshën deri në 48 kilogram.

Gjakova në finale mposhti francezen, Sarah Leonie Cysique. Për të arritur deri këtu, ajo kishte fituar më parë në tri sfida: më pare me holandezen Sanne Verhagen e më pas me sllovenen Kaja Kajzer. Në gjysmëfinale mundi japonezen, Tsukasa Yoshida.