RTSH Sport Live

Holandë-Argjentinë është çerekfinalja e parë: ja çiftet e tjera të mundshme

  • 04/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Holandë-Argjentinë është çerekfinalja e parë: ja çiftet e tjera të mundshme
Nuk lejohen gabime, është momenti për të përcaktuar çerekfinalistet

Holandë-Argjentinë është e vetmja përballje e përcaktuar tashmë, e dyta do të vijë nga ndeshjet e sotme (me favoritë Francën dhe Anglinë)

HOLANDË-ARGJENTINË

Afp

9 dhjetor, ora 20:00 – Kombëtarja e Van Gaal, pasi eliminoi Shtetet e Bashkuara, po përgatitet për super sfidën me Seleccion të Scaloni, të cilit iu desh të luftonte për të hequr qafe Australinë.

FRANCË/POLONI vs ANGLI/SENEGAL

LaPresse

10 dhjetor, ora 20:00 - Për kampionët e botës është rreziku Leëandoëski, për nënkampionët e Evropës pengesa Senegali. Franca dhe Anglia janë favoritë në letër, por kjo ka pak rëndësi, në fazën eliminatore të një Botërori.

JAPONI/KROACI vs BRAZIL/KOREJA E JUGUT

Getty Images

9 dhjetor, ora 16:00 - Japonezët dhe koreanët janë krenaria e Azisë në këtë edicion të Kupës së Botës. Arritja në çerekfinale duket “mision i pamundur” për Korenë e Jugut, ndërsa Japonia beson tek mrekullia ndaj Kroacisë, duke iu referuar dhe paraqitjes së bërë në fazën e grupeve.

MAROK/SPANJË vs PORTUGALI/ZVICËR

Afp

10 dhjetor, ora 16:00 — Cilësia e skuadrave në fushë do të sugjeronte një përplasje tërësisht iberike në çerekfinale, por Maroku dhe Zvicra kanë atë që duhet për të vënë në vështirësi edhe të mëdhenjtë e sotëm të futbollit si Spanja dhe Portugalia.