RTSH Sport Live

Holland kthehet në të kaluarën, Van Gal do të jetë trajneri i ri

  • 22/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Holland kthehet në të kaluarën, Van Gal do të jetë trajneri i ri
Tekniku është gati të kthehet pasi njoftoi pensionimin e tij në 2019, gati për një kontratë 18-mujore në funksion të Katarit 2022.

Futbolli hollandez po përgatitet për një kthim të bujshëm në të kaluarën. Pas përvojës së pasuksesshme të Frank de Boer, i cili ishte thirrur të drejtonte ekipin kombëtar pas lamtumirës së Ronald Koeman, i cili preferoi kalimin te Barcelona, trajneri tjetër mund të jetë Louis van Gaal. Sipas "Telegraaf", trajneri holandez ka pranuar propozimin 18 muajsh të bërë nga Federata, në funksion të fazës së kualifikimit për Kupën e Botës në Katar. Stafi i tij duhet të përfshijë edhe një herë Danny Blind, i besuari i tij që në kohën e Ajax dhe shok besnik në aventurë si trajner, Frans Hoek dhe Henk Fraser.

Për 69-vjeçarn hollandez, i cili në Mars 2019 njoftoi tërheqjen e tij nga profesioni i trainerit, kjo do të ishte përvoja e tij e tretë në krye të ekipit kombëtar. Ai filloi detyrën për herë të parë në vitin 2000, duke mos arritur në Kupën e Botës 2002 dhe u zëvendësua që në nëntor 2001 nga Dick Advocaat pas një vendi të tretë në raundin kualifikues, pas Portugalisë dhe Irlandës. Sidoqoftë, ai u shfaq në gusht 2012, pasi filloi përsëri karrierën e tij me Az dhe Bayern Munchen. Pas kualifikimit, Hollanda i befasoi të gjithë duke arritur në gjysmëfinale, duke humbur ndaj Argjentinës.