RTSH Sport Live

Hollanda bie në Stamboll, “poker” i Turqisë

  • 24/03/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Hollanda bie në Stamboll, “poker” i Turqisë
Një triplet e Ylmas dhe goli i mesfushorit të Milanit, Calhanoglu bëjnë që De Boer të dorëzohet pa kushte

Kualifikuesit për Kupën e Botës 2022, zona e Europës, nisën menjëherë me një surprizë të madhe, me Turqinë që mund Hollandin me rezultatin 4-2 në ndeshjen e madhe të grupit G.

Në Stamboll, turqit kaluan në epërsi në minutën e 15-të, kur goditja e Burak Yilmaz mposhti Tim Krul, ndihmuar dhe nga një devijimi i Mathijs de Ligt. Hollanda bëri presion të fortë për barazimin por edhe një herë u godit nga Yilmaz, që dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.

Hakan Calhanoglu vuri në gjumë skuadrën e Frank de Boer me goditjen e tij brenda sekondave të rifillimit, duke lëshuar një goditje të ulët, për të sigluar 3-0.

Atëherë kur dukej se gjithçka kishte përfunduar, hollandezët zgjohen me Davy Klaasen, për tu shoqëruar më pas me Luuk de Jong që sjellin dy gola të shpejtë, duke e bërë sfidën më shumë se emocionuese.

Megjithatë, për të mbyllur të gjitha llogaritë, ka menduar edhe njëherë Ylmaz, që ka plotësuar tripletën e tij dhe pokerin e Turqisë në ndeshjen e madhe të Grupit G.

Një mbrëmje për t’u harruar për Hollandën, e cila humbi dhe një penallti në fund kur Memphis Depay nuk arriti të mposhtë portierin, Ugurcan Cakir.