RTSH Sport Live

Honda: një motor vetëm për Marquez, dështim

  • 19/02/2021
  • |
  • Moto GP
Honda: një motor vetëm për Marquez, dështim
Në 2020, piloti spanjoll nuk mundi të konkurrojë për shkak dëmtimi, e Honda nuk arriti të marrë asnjë fitore

A është Honda një motor i projektuar për Marc Márquez? Përgjigja është po. Përtej asaj që shihet në asfalt, nga rrëfimi i Takeo Yokoyama, drejtori teknik i HRC, duket qartë se filozofia që përdori Honda, kur kampioni i saj, nuk mori pjesë në botërorin  e 2020, për shkak dëmtimi, u ka sjellë shumë dhimbje koke drejtuesve të Hondës.

Dyshja që formuan Márquez dhe Honda ishte pothuajse aq perfekt, saqë gjithmonë jepte ndjesinë se asgjë nuk mund të shkonte keq. Dhe që këtu, japonezët u bënë ai lloj gjeniu që plotëson të gjitha dëshirat dhe i përqendroi të gjitha përpjekjet, në sigurimin e pilotit të tyre me një motor të personalizuar.

 "Historikisht, kur kemi një kampion shumë të fortë, filozofia jonë është që ta bëjmë motorin gjithnjë e më të përshtatshëm për atë kampion", - pranon Yokoyama. Por duket se këtë filozofi ata e paguan shumë shtrenjtë gjatë 2020. Botërori i kaluar, u bë sezoni më i keq i Hondës, me mungesën e Márquez, e me problemet financiare të shkaktuara nga pandemia.  

“Pas dëmtimit të Marquez, në atë periudhë, tepër të kushtëzuar nga koronavirusi, e kishim shumë të vështirë të gjenim pilotët e duhur, për t’iu përshtatur motorit të spanjollit. Në një kohë që risitë ishin të ndaluara nga “Dorna Sport” për çdo skuadër të Moto Gp.

E megjithatë, ne u munduam të kërkonim alternativa në "elektronikën, shkarkimet, ngurtësinë e shasisë ose amortizuesin e pasmë", por dështuam 90% në të gjitha provat që kryem” – pranon Yokoyama. “Por nga dështimet kemi mësuar".