RTSH Sport Live

Horge Martin niset i pari në Spilberg

  • 15/08/2021
  • |
  • Moto GP
Horge Martin niset i pari në Spilberg
Piloti i Dukatit vendos rekord në pistën austriake

Rezultat I jashtëzakonshëm I Jorge Martin në Austri. Piloti I Pramac Ducatit arrin polepozition në garën e dytë austriake duke vendosur edhe record në pistën, gjatë provave zyrtare të së shtunës, me kohën 1’22”643. Për pilotin e Ducatit ky është polepozition I dytë radhazi në Spielberg me Desmosedici të skuadrës Pramac Ducati dhe I treti në këtë botëror.

Duket se piloti debutues në Moto Gp, po e merr veten garë pas gare, duke treguar se nuk është rastësisht në këtë kategori motorash. Moto Gp zhvillon të dielën garën e dytë radhazi në Red Bull Ring. Piloti spanjoll ka lënë pas dy nga pilotët pretendentë për titullin kampion bote, Fabio Quartararo me Yamahan, me vetëm 34 të mijëtat më i ngadaltë dhe Francesco Bagnaia me Ducatin zyrtar.

Kjo do të jetë edhe vija e parë e nisjes për Çmimin e Madh të Austrisë, së zhvillohet të dielën. Në vijën e dytë të nisjes janë Zarko, Marc Marquez Jack Miller. Duket se gara të dielën do të jetë e fortë, pasi pretendentët për titull janë shumë pranë njëri tjetrit. Midis 10 më të mirëve në nisjen e garës janë edhe Mir, Aleix Espargarò, Oliveira e Binder.