RTSH Sport Live

Horner hedh dyshime për motorin e Mercedes

  • 13/10/2021
  • |
  • Formula 1
Horner hedh dyshime për motorin e Mercedes
”Hamilton ishte shumë më i shpejtë në Stamboll. FIA të hetojë”

Kur kanë mbetur edhe 6 gara deri në përfundim të kampionatit botëror të Formula 1, sfida midis Red Bull e Mercedes për titullin kampion si për pilotë edhe për ndërtues po bëhet më e ashpër. Dhe jo vetëm në pistë. Christian Horner ngjall dyshimin se njësia e energjisë e makinës Mercedes siguron një tepricë "të konsiderueshme" të energjisë. Ky është episodi i radhës i “luftës së akuzave me fjalë”, që bëjnë dy drejtuesit e Red Bull e Mercedes, konkretisht Christian Horner e Toto Ëolff.

“Shpejtësia e tyre maksimale është rritur mjaft kohët e fundit dhe ne nuk mund t'i afrohemi aq sa mundeshim më parë – ka thënë Horner. - Ne e pamë këtë veçanërisht në Stamboll, kur Hamilton, i cili montoi një motor të ri dhe e filloi garën duke u renditur pas 10 të parëve, pati një avantazh të rëndësishëm direkt - si pesëmbëdhjetë ose njëzet kilometra në orë më shumë, diçka fenomenale.

Bëhet fjalë për maksimizimin e paketës që kemi në dispozicion, por është për t'u habitur që ata kanë bërë një hap kaq të madh përpara me njësinë e energjisë. Vetëm për të sqaruar, ne nuk kemi bërë një ankesë. Ne vetëm kemi ngritur dyshimin, pasi janë gara normale në këto raste. Dhe ne nuk jemi të vetmit që e kemi vënë re. I takon FIA -s të kryejë kontrollet e nevojshme. Por nëse një makinë arrin një shpejtësi maksimale më të lartë se ajo që mund të arrihet kur DRS është e hapur, atëherë kjo bën pak përshtypje" – ka thënë drejtuesi i skuadrës Red Bull.

Ndërsa Mercedes po feston përvjetorin e parë nga shtatë titujt e tij të njëpasnjëshëm të ndërtuesve, të arritur në 12 tetor 2014 në Çmimin e Madh të Rusisë, Christian Horner ngre alarmin ose të paktën ngjall dyshime, por nuk duket i gatshëm të ankohet shumë për rezultatin e garën e Stambollit.

Në vend të kësaj pret me padurim raundin tjetër të Kampionatit Botëror i cili sipas të gjitha gjasave do të shohë makinat Red Bull të mbrohen në Çmimin e madh të SHBA, kundrejt epërsisë së Mercedes, që tradicionalisht ka fituar atje. Por në çdo rast Mercedesit do t’i duhet të përballet me kryesuesin e klasifikimit të përgjithshëm për pilotë, Verstappen.