RTSH Sport Live

Hoti gol, Partizani barazon me Mariborin

  • 29/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Hoti gol, Partizani barazon me Mariborin
Të kuqtë kanë barazuar 1-1 në miqësoren e fundit në Slloveni ku po zhvillojnë fazën përgatitore

Partizani ka mbyllur serinë e miqësoreve në Slloveni, ku po zhvillon fazën përgatitore me një barazim 1-1 përballë Mariborit. Një pjesë e parë e mirë e të kuqve, të cilët kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 34-ët me anë të blerjes së re, Engjëll Hotit. Në pjesën e dytë skuadra e Mariborit ka barazuar me anë të Brniç në minutën e 50-të, 1-1, rezultat i cili nuk ndryshoi deri në fund.

Njoftimi i klubit:

𝐌𝐀𝐑𝐈𝐁𝐎𝐑 𝟏 - 𝟏 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈

Shënues: Hoti 34'

Formacioni: A.Teqja, Belica (cap), Bitri, Hadroj, Ndreca, Atanaskoski, Murataj, Rrapaj, Hoti, Cara, Skuka

U aktivizuan: Telushi, Sota, Cvetanoski, Spahiu

Trainer. Dritan Mehmeti

Eshtë mbyllur në një barazim me gola testi i fundit miqësor. Në ndeshjen e luajtur sot përballë kampionëve të Sllovenisë Maribor, të kuqtë kanë fiksuar rezultatin 1 - 1. Goli për të besuarit e Dritan Mehmetit u shënua nga Hoti 34'. Ky ishte edhe testi i fundit miqësor që ekipi zhvilloj përgjatë përgatitjeve në Slloveni. Në 3 takime miqësore, të kuqtë rregjistruan një fitore 2 - 1 ndaj NK Mura dhe dy barazime 1 - 1 respektivisht ndaj NK Jadran Dekani dhe NK Maribor duke mos pësuar asnjë humbje.