RTSH Sport Live

Humbja dhe dëshpërimi i Majlinda Kelmendit

  • 25/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Humbja dhe dëshpërimi i Majlinda Kelmendit
Një moment pakujdesie dhe… ëndrra për medalje merr fund, Kelmendi është dorëzuar përballë hungarezes Reka Pupp

Majlinda Kelmendi kësaj radhe nuk ia ka dalë mbanë, është dorëzuar përballë rivales nga Hungaria, Reka Pupp. Të gjithë në Tokio prisnin një medalje të dytë për Kosovën, pas asaj të arritur nga Distria Krasniqi. Një moment pakujdesie dhe 40 sekonda për të marrë një vendim, i cili ka shkuar në favor të hungarezes, që në raunbdin e parë të turnout të Xhudos në këto Lojëra Olimpike.

Ishte një moment jo për sportisten e përfaqësueses së Kosovës, e filloi ngadalë dhe asnjëherë nuk arriti në ritmin e duhur. Që në fillim të sfidës u dëgjua qartë zëri i trajnerit Driton Kuka, i cili kërkonte të mobilizonte sportisten e tij. Sfida shkoi në shtesë dhe në fund ishte hungarezja, Reka Pupp që festoi.

Një moment dëshpërues për 30-vjeçaren, e cila ndoshta e ka të fundit këtë pjesëmarrje. Gjithsesi, asgjë nuk i shuan vlerat e kësaj sportistja, e cila ka arritur të ndërojë një karrierë të shkëlqyer deri tani, duke triumfuar në gara të shumta.

Nuk ka munguar dhe një postim nga trajneri i saj, Driton Kuka, i cili ka theksuar:  

Krenaria e veprimtarisë time …

Majlinda të falenderoj për jetë!

Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane!

Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke  derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres.

Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.

Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!

Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.

Kokën lartë Majlinda!

Krenar me ty deri në frymën time të fundit …