“E dinim vështirësinë e lojës, kemi alternuar gjëra të mira, por qartësisht në fazën mbrojtëse duhet të bëjmë më mirë, jo në nivel ekipor por në atë individual”. Kështu e analizon Simone Inzaghi humbjen e Interit në testin e fundit parasezonal, 2-4 ndaj Villarreal. “Ne e dinim se po luanim kundër një skuadre që kishte një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por ndeshja e sotme na bën të kuptojmë se ne duhet të rritemi - tha ai për InterTV - Testi ishte sfidues, ne jemi në një gjendje të mirë, por duhet të punojmë akoma".
“Ngarkesat e punës këtë javë do të bien, ne do të arrijmë në ndeshjen kundër Leçes në kushtet më të mira - tha Inzaghi - Bëmë një punë të mirë, disa djem erdhën më vonë, gjendja e Skriniar dhe të tjerëve po rritet, Brozovic pati probleme por shpresojmë të jetë mirë për të shtunën. Sonte kemi pasur një fazë të mirë të posedimit të topit, tani po i afrohemi të shtunës për të debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme”.